Bashkia e Shkodrës ka identifikuar 41 pika kritike në qytet, ku ndërtime të ngritura prej më shumë se 30 vitesh po pengojnë hyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të emergjencës. Në kuadër të një aksioni të nisur për përmirësimin e sigurisë publike, sot është ndërhyrë në njërën prej këtyre zonave problematike, pranë kryqëzimit të spitaleve.

Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë, ndërtimet e paligjshme dhe mungesa e hapësirës kanë krijuar jo vetëm vështirësi për ndërhyrjet në raste emergjente, por edhe për lëvizjen e përditshme të banorëve. Ndërhyrja e sotme synon lirimin e hapësirës publike dhe lehtësimin e qarkullimit.

Autoritetet lokale theksojnë se operacioni do të vijojë edhe në zonat e tjera të identifikuara si problematike, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe shmangien e rreziqeve për qytetarët në raste fatkeqësish natyrore apo zjarresh.

Bashkia fton banorët të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse për zbatimin e këtij procesi që synon rritjen e sigurisë dhe cilësisë së jetesës në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu