Screenshot

Ndotja e ujërave të liqenit të Komanit vijon dhe situata sa vjen dhe bëhet më problematike për vizitorët dhe pronarët e bujtinave në lumin e Shalës. Përveç imazhit aspak të denjë për një zonë turistike, prezenca e mbetjeve plastike po kthehet në rrezik edhe për udhëtarët, pasi ato pengojnë lëvizjen e varkave që kryejnë transportin e tyre drejt kësaj zone. Megjithë apelin e vazhdueshëm ndaj njësive vendore që kufizohen me liqenin e Komanit për të frenuar hedhjen e mbetjeve, gjendja vijon të jetë po ajo. As aksionet e ndërmarra nga ministritë e linjës nuk ka dhënë efekt, ndërsa gjendemi në kulmin e sezonit.

38 km vijë ujore e liqenit të Komanit, është e mbushur nga mbeturina të shumta kryesisht plastike. Kjo ndotje vjen në një kohë ku numri i turistëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm. Ndotja e liqenit të Komanit tashmë është bërë një fenomen shqetësues dhe i përvitshëm duke rrezikuar sezonin turistik në pikat më të frekuentuara të veriut siç janë lumi i Shales, Valbona etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu