Ministri i Brendshëm Taulant Balla po prezanton projektligjin për Policinë e Shtetit, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Balla u shpreh se në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, janë marrë parasysh modele të vendeve të tjera si dhe konsultime me partnerët, organizatat me të cilat Policia e Shtetit bashkëpunon, si dhe janë adresuar rekomandimet e BE.
Ministri shtoi se policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale.
“Synojmë që deri në 2030 të kemi një polici si vendet e BE.
Ka nisur puna në shtator 2023 për projektligjin. Për hartimin i jemi referuar analizave të thelluara të modeleve të disa vendeve si Italia, Kroacia, Sllovania, Rumania dhe ekspertiza e organizatave me të cilët punojmë ccdo ditë.
Ligji i është nënshtruar edhe një procesi konsultuar me të gjitha institucionit e pavarura, ri SPAK Prokurori i PërgjithshĽm, KLP, KLGJ etj.
Përmbushje e vendin tonë për të përmirësuar strukturat, sidomos për synimin “ Policia pranë komuniteteve”.
Kemi adresuar rekomandimet e OSBE sa i përket komponentëve të policimit demokratik, me shërbim të orientuar drejt qytetarëve, polici më e ndjeshme në përmbushjen e shërbimit për çështjet sociale”
Policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale.
Ligji sjell risi sa i përket pranimeve në polici, roleve zbatuese.
Pa shumë viteve ndërprerjeje, Akademia e sigurisë rikthehet sërish këtë vit me 100 studentë në Bachelor”, u shpreh ai.