Vllaznia e vajzave do ta nisë aventurën e saj në UEFAWomen’s Champions League 2025/26 nga raundi i dytë kualifikues, falë koeficientit të mirë.

Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon, Vllaznia është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus FC Dinamo BSUPC. Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë Ferencvaros (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.

Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu