Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.

Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.

Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.

Vihet në hetim pronari i argjendarisë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.

Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu