Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, bashkia Lezhë, vazhdon te jetë aktive. Kjo pasi është ndihmuar dhe nga era me intensitet, referuar informacioneve të drejtuesit të operacionit në teren kemi 3 mjete zjarrfikëse, (3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë), me personelin përkatës.

Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar sipas parashikimeve, efektivet e FA dhe ato bashkiake ndodhen në terren.

Përqendrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është i përqendruar në fshat,  kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur prerjen e zjarrit e largimin e rrezikuar nga shtëpitë e banimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu