Ballina Kronike Lezhë/ Sekuestrohen 217 celularë me vlerë rreth 70 000 euro. Tregtoheshin pa...

Lezhë/ Sekuestrohen 217 celularë me vlerë rreth 70 000 euro. Tregtoheshin pa fatura, pranga administratorit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobitech”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në subjekte të ndryshme ekonomike, kundër paligjshmërive financiare.

Në 2 dyqane në qytet, sekuestrohen 217 celularë me vlerë rreth 70 000 euro, që tregtoheshin pa fatura.

Arrestohet administratori i dyqaneve.

Si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Mbështetjes Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobitech”.

Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks