Policia ka identifikuar dy autorët e zjarrvënieve në fshatrat Kalivaç dhe Gjormë të Lezhës. Një 59-vjeçar u arrestua për zjarrin e djeshëm në Kalivaç, ku u dogjën sipërfaqe toke me pemë dhe bar të thatë.

Ndërsa një grua është vënë nën hetim pas dje ka ndezur zjarrin në fshatin Gjormë, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Identifikohen 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Kalivaç dhe Gjormë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan shtetasit S. P. dhe B. Gj., të cilët dje, dyshohet se kanë ndezur zjarre që u përhapën në sipërfaqe të tjera toke. Në vijim të veprimeve për këto raste:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 59 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kalivaç, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe bar të thatë;
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Gj., banuese në Laç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Gjormë, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu