Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor.
Për pasojë, është lënduar drejtuesi i ciklomotorit.
I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.