Ballina Kronike Lezhë/ Gjyqi për vrasjen e vitit 1997, arrestohen burrë e grua, policia:...

Lezhë/ Gjyqi për vrasjen e vitit 1997, arrestohen burrë e grua, policia: Dhanë dëshmi të rreme në gjykatë

Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në  drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vunë në pranga shtetasit:

V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, bashkëshortë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks