Një fëmije 9-vjeçar ka mbetur i plagosur nga përdorimi i lëndëve piroteknike.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e se mërkurës në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa i mituri u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Ai ka pësuar dëmtime në fytyre dhe sipas të dhënave ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime në fytyrë.

Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.”– njofton policia. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu