Ballina Kronike “Lëndë narkotike, kundërshtim i punonjësit të policisë, dhunë në familje dhe …”...

“Lëndë narkotike, kundërshtim i punonjësit të policisë, dhunë në familje dhe …” / Disa të proceduar nga policia e Shkodrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. H., 28 vjeç, dhe A. H., 20 vjeç, të dy banues në Drenas, Kosovë, pasi gjatë kontrollit në banesën në përdorim, shërbimet e Policisë u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe dy mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë kundërshtuar dhe janë konfliktuar fizikisht me punonjësit e policisë;
-A. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me urdhrin e gjykatës”.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. J. dhe B. M., pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike të banorëve të tjerë të pallatit ku banonin me qira.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Sh., 72 vjeç, Rr. Sh., 62 vjeç, dhe F. Sh., 47 vjeç, të tre banues në fshatin Reç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasen M. Q., 61 vjeçe, banuese në fshatin Reç, në lidhje me një konflikt për një rrugë kalimi dhe një kanal kullues në këtë fshat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks