Ballina Kronike Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt shumës prej 10,000 lekësh, AMP...

Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt shumës prej 10,000 lekësh, AMP arreston inspektorin e Kufirit në Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin e Inspektorit K.K., punonjës në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi erdhi pas transmetimit në një emision investigativ, ku u shfaqën pamje audiovizive të një shtetasi të paidentifikuar, i cili i ofronte Kevin Kosova shumën prej 10,000 lekësh për të kaluar lehtësisht nëpër aeroport. Në datën 7 tetor 2025, ky shtetas paraqiti dokumentacionin e udhëtimit pranë punonjësit E.L., i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e udhëtimit.

Ndaj punonjësit tjetër të policisë në Rinas, Inspektorit E.L., po kryhen hetime në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet hetimore janë referuar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin K.K., me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroporit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja. Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi E. L., i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit.

Ndaj punonjësit të policisë Inspektor E. L., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks