Ballina Sport Largimi i Memellit, tek Vllaznia nuk humbin kohë. Maqedonasi Qatip Osmani merr...

Largimi i Memellit, tek Vllaznia nuk humbin kohë. Maqedonasi Qatip Osmani merr drejtimin e kuqebluve

Qatip Osmani, trajner i ri i KF Vllaznisë së Shkodrës!

Një prej trajnerëve më të trofeshëm në Maqedonine e Veriut, Qatip Osmani, merr drejtimin e “Vllaznise”, ku pritet qe të hedh firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me skuadrën në fjalë deri në vitin 2024.
Osmani në këtë post vjen si zëvendësues i Migen Memellit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën.
Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit dhe praktikon më shumë lojë sulmuese. Ai ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilën fitoi tre tituj kampion dhe një trofe të Kupës. Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithësej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë. Trajneri tetovar gjithashtu ka drejtuar edhe skuadren e FC Shkupit.
Osmani debutimin e tij me skuadrën shkodrane do ta ketë të mërkurën (01.11.2023) në ndeshjen me FK Erzenin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks