Shkodra humbi një intelektual dhe qytetar model si Prof.Menduh Dërguti, një figurë e shquar e arsimit, e jetës akademike dhe publike shqiptare. Së bashku me kolegët e Partisë Demokratike ju bashkuam homazheve në nderim të tij, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të profesorit të ndjerë. Ai ishte një udhëheqës i qetë por i vendosur, rektori i parë i Universitetit në një periudhë sfiduese për vendin, kur nevojitej vizion, maturi dhe përkushtim i vërtetë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Si pedagog, studiues dhe deputet në vitet e para të demokracisë, ai ka lënë gjurmë të thella në jetën akademike dhe politike të Shqipërisë. Shembulli i tij i thjeshtësisë, urtësisë dhe fisnikërisë do të mbetet udhërrëfyes për shumë breza. Nder dhe mirënjohje përjetë për Profesor Menduh Dërgutin. Pushoftë në paqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu