Alarm për bombë në një shkollë private më Tiranë. Forcat xheniere në vendngjarje.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi. Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

Edhe pse verifikimet nuk kanë konfirmuar ndonjë rrezik real, policia vijon të qëndrojë pranë shkollës për arsye sigurie, ndërsa stafi dhe nxënësit janë evakuuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu