Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.

Newspower.al mëson se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim.

Aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu