Gent Berberi emërohet si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës.
Gentian Berberi është oficer i karrierës në Policinë e Shtetit, me gradën Kryekomisar. Ka mbajtur disa pozita drejtuese të rëndësishme, përfshirë atë të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë (DVP Vlorë), si dhe Shef i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale (DPPSH). I njohur për eksperiencën në fushën e hetimit, emri i tij është përmendur gjithashtu në disa denoncime publike që lidhen me dyshime për ndikim politik dhe përfshirje në çështje elektorale.