Segmenti i rikonstruktuar vitin e shkuar në lagjen Ajasëm në qytetin e Shkodrës po kthehet në vend depozitimi për mbetjet urbane dhe inerte të ndryshme.
Megjithëse është ndërhyrë disa herë për largimin e tyre sërish mbeturinat kanë krijuar një situatë mjaft problematike. Janë vetë banorët e kësaj zone që pohojnë jashtë kamerës se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara, deportohen nga qyteti duke e kthyer kështu këtë zonë në një landfill mbeturinash .
Ndërkohë aksionet e Bashkisë gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar për pastrimin e hotspoteve dhe vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ndryshme të krijuara prej kohësh, kryesisht në zonat periferike dhe në njësitë administrative .
Bashkia Shkodër gjithashtu i bën thirrje banorëve dhe bizneseve të zonës, të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe banojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në pikat e miratuara nga Bashkia./Rtsh Shkodra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu