Deputetët e PD kanë bllokuar sërish seancën plenare sot në Kuvend teksa ishte planifikuar miratimi i disa projektligjeve.
Më herët, demokratët kishin kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se me herët, kreu i qeverisë ia kishte deleguar Elisa Spiropalit interpelancat, gjë që ka nxehur edhe më tepër gjakrat.
Kuvendi miratoi sot me shumicë votash edhe ligjin për lojërat e fatit, i cili u tërhoq një javë më parë për arsye ende të paqarta.
Brenda pak minutash është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte.
Ishte opozita ajo që vijoi aksionin e saj duke bllokuar foltoren, ndërsa deputetët e Bashës nuk pranuar të bënin interpelancë me Elisa Spiropalin, që ishte deleguar nga Edi Rama. Ata kërkuan interpelancë, për të pyetur kryeministrin për akuzat e ish.numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj.
Pas situatës së krijuar, kryeparlamentarja Lindita Nikolla hapi procedurën e votimit, duke kaluar ligjet që ishin parashikuar në rend dite.
Në seancën e kësaj të enjteje, ndryshe nga herët e tjera, ishin të pranishëm deputetët e Partisë së Lirisë dhe Lulzim Basha me deputetët e tij.