Ballina Aktualitet Kushte skandaloze dhe rrezik për jetën e konsumatorëve. AKU Shkodër dhe Krimi...

Kushte skandaloze dhe rrezik për jetën e konsumatorëve. AKU Shkodër dhe Krimi Ekonomik ndëshkojnë dy subjekte. Ja masat dhe çfarë u gjet!

Screenshot

Prej ditës së premte të javës së kaluar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektimi jashtë planifikimit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e ligjit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte me aktivitet “trajtim, ambalazhim dhe konservim fruta-perime”, janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë e theksuar e gjurmueshmërisë së produkteve. Për pasojë, janë marrë masa të menjëhershme administrative dhe bllokuese ndaj dy subjekteve.

Në subjektin e parë:

Është vendosur gjobë në vlerën 500,000 lekë, në bazë të Ligjit nr. 9863/2008;

Është urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit;

Janë bllokuar mbi 100 ton produkte ushqimore, të destinuara për asgjësim, në zbatim të Ligjit nr. 99/2024.

Në subjektin e dytë:

Është vendosur gjobë në vlerën 100,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie, në bazë të Ligjit nr. 9863/2008;

Është urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit dhe bllokimi i produkteve, në zbatim të Ligjit nr. 99/2024.

Ky aksion synon të godasë çdo shkelje që cenon sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve, duke garantuar standarde të larta në përpunimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë operatorët ekonomikë që të respektojnë me rigorozitet kërkesat ligjore, pasi kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive dhe të pandërprerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks