Në funksion te përmirësimit të masave per sezonin veror, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë. Ai njoftoi se qeveria po shqyrton mundësinë për të bashkëpunuar me strukturat hoteliere, duke i ofruar atyre marrëveshje paradeklarimi me vlerë 65 për qind nëse nuk duan të kenë kontrolle gjatë pikut të sezonit.
“Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Por ka pas edhe 30 për qind të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë që të mbahen minimumet e stafeve kështu që ata që e pranojnë marrëveshjen nuk do të kenë kontroll nga tatimet. Paguajnë 65 dhe 30., është bërë konsultim me operatorë. Janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe për të mos krijuar shqetësime te biznesi juaj, por edhe për të filluar formalizim gradual”, tha Rama.
Rama është i bindur se me hyrjen në BE, vlera e pronave do të rritet dyfish.
“Kështu që çfarëdo investimi të bëni sot, pas disa vitesh do t’u kthehet në mirësi”, deklaroi Rama.
Shefi i qeverisë u ndal edhe te Ksamili si destinacioni më i njohur dhe preferuar i turistëve ku përjashtoi mundësinë që pronarët e restoranteve të administrojnë shezlonge. Rama paralajmëroi kontrolle periodike, falë edhe inteligjencës artificial ku do të monitorohen bizneset nga inspektori virtual për korrektësinë e faturave.