Ambasada e SHBA ka dalë me një njoftim të rëndësishëm duke përcjellë mesazhin e qartë se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane do të dëbohet.
“Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale.
”Ne po i kontrollojmë mbajtësit e vizave amerikane për t;u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat në SHBA”, shkruan ambasada.
”Ne do ua revokojmë dhe do i dëbojmë nga territori amerikan në rast se ata nuk respektojnë rregullat”, përfundon deklarata e ambasadës. Prej datës 1 Prill 2022 vizat që lëshohen nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për shtetasit shqiptarë kanë afat 10-vjeçar nga 3 që kishin më parë.