Ballina Kronike “Kush ma dënon nipin, do përballet me plumbat”/ Gjykata lë në burg...

“Kush ma dënon nipin, do përballet me plumbat”/ Gjykata lë në burg pas kërcënimit Gjovalin Shkambin, xhaxhai i autorit të vrasësit të gjyqtarit Kalaja!

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja është lënë në burg. Shkambi doli mëngjesin e së premtes para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, arrest me burg pa afat, pas kërcënimeve që adresoi ndaj gjyqtarëve pas arrestimit të nipit të tij, Elvis Shkambi. Menjëherë pas deklaratave kërcënuese se kushdo që do t’ia dënonte nipin do përballej me plumba, blutë e Shkodrës e arrestuan Shkambin, ndërsa tani do të vijojë të qëndrojë në qeli. Pas këtyre kërcënimeve, familja e Gjovalin Shkambit ka kërkuar falje publike, duke thënë se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks