Ballina Kronike Kush e qëlloi biznesmenin Ardian Nikulajn në Lezhë? Marokenët sjellin celularin e...

Kush e qëlloi biznesmenin Ardian Nikulajn në Lezhë? Marokenët sjellin celularin e vrasësit portugez

Autoritetet marokene i kanë përcjellë palës shqiptare aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez, i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e Ardian Nikulajt më 19 prill të këtij viti.

Pikërisht zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbejë hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën i kanë kërkuar drejtësisë dhe policisë shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradimin e portugezit.

Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet ekstradimi i Saraivës në Shqipëri. Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks