Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës kanë dalë ne konferencë për media.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me ligurin e kufirit me Serbinë, Kurti sqaroi se në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara ushtria e Kosovës nuk ka për detyrë mbrojtjen e kufirit, pasi ko i është besuar trupave të KFOR-it.
Fillimisht ishte Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.
“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokrati dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as deeskalim të situatës aktuale.
Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit të dhënat përputhen por presim deklarim zyrtar të tyre.
Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”, tha Sveçla.
“Policët u rrëmbyen brenda territorin e Kosovës. Më vjen çudi pse nuk flet KFOR-i”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të pakuptimtë heshtjen e ndërkombëtarëve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku u rrëmbyen 3 policë të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ai tha se qëndrimi i tyre nuk ndihmon për depërshkallëzimin e situatës.
“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë.
Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë edhe shkelje e rezolutës por ëhstë komandanti i KFOR-it që për çdo deklaratë përmend rezolutën 1244. Ne e konsiderojmë kushtetutën e vendit dhe ligjin si të drejtë dhe përgjegjësi tonën”- tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën për mediat publikoi foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Kurti thotë se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe policia në bashkëpunim me KFOR kanë gjetur gjurmët e policëve serbë, si edhe ushqimet që ata kanë ngrënë dhe prangat. KURTI thotë se nuk e kupton përse hesht KFOR.
“Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë.
Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi në.
Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti se as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shfaqim para jush, nuk del KFOR. Ky vend është qartazi në Kosovë, edhe automjeti edh e ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës”, deklaroi Albin Kurti.