Mbi 200 kg kokainë e cilësisë shumë e pastër e nisur nga Ekuadori, është kapur nga autoritetet doganore e nga Guardia di Finanza e Portit të Livornos.
Analizat e ekspertëve të antidrogës kanë verifikuar cilësinë e saj mjaft të pastër e që në tregun e shitjes me pakicë do t’i sillte narkotrafikantëve një fitim mbi 60 milionë euro.
Pakot me kokainë të konfeksionuara me izolant e të veshura me një shtresë plumbi ishin fshehur në kutitë me banane që nga Amerika Latine mbërrinin në Europë.
“Zotërinjtë e drogës, informojnë autoritetet italiane, kanë përdorur kësaj herë metodën e transportit “kurth”, pra “ndotjen” me drogë të disa kontejnerëve të së njëjtës anije që mbërrinte nga porti ekuadorian në portin e Livornos.
Taktika e tyre synonte që në rast se përmes analizës së riskut doganierët e financierët italianë do të gjenin kontejnerin e parë me kokainë, hetimet do të ndaleshin aty, duke mos analizuar kontejnerat e tjerë, gjë që do të conte në shpëtimin e koakinës së mbetur.
Por ky “kurth” dështoi pasi nën analizën e antidrogës italiane u vunë të gjitha kontejnërat e anijes.
Anija ishte nisur rreth 1 muaj më parë nga Ekuadori e pakot e drogës ishin fshehur në dy kontejnerë që transportonin banane, mes shumë të tjerëve që transportonin kafe, dru e fruta ekzotike.
Kokaina ishte konfeksionuar në 180 pako të mbështejlla me izolant e të veshura me një shtresë plumbi për të shmangur kontrollet. Por dhe ky qe një truk i padobishëm e “Zotërinjtë e drogës, informon financa italiane dhe pse përdorën zgjuarësinë, nuk ia dolën t’i shpëtojnë sekuestrimit të kokainës.
200 kg kokainë janë djegur në inceneratorin e Arezzos e operacioni është koordinuar nga Prokuroria e Livornos.


