“Kurrë pas, përpara”, është slogani i Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve lokale më “14 Maj”.

Slogani do të prezantohet nesër. Partia Socialiste e cila ka fituar në zgjedhjet e fundit 60 bashki të vendit për shkak se opozita nuk hyri në garë, vendosi të hyjë në këto zgjedhje me shumë pak ndryshime në emra.

Në krahun tjetër, kundërshtari më i denjë i PS-së,  koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bërë ditur prej ditësh sloganin, “Ndryshimi, në duart e tua”. Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë për kryetar vetëm në 15 bashki, ndërsa ende nuk është bërë publik slogani i tyre. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu