Studiuesja e artit pamor Eleni Laperi e cila sëfundmi ka botuar librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit realist shqiptar” zhvilloi një bisedë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” me temë “Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë”. Biseda e studiueses Laperi u përqëndrua pikërisht rreth Kolë Idromenos si piktori dhe arkitekti i shquar por edhe për mësuesin e tij Pietro Marubi që themeloi fotografinë, dy prej figurave më të rëndësishme të artit pamor shqiptar.

Pietro Marubi dhe Kolë Idromeno përveçse dy kolegë artistë ishin edhe dy miq të cilët kontribuan shumë në zhvillimin e artit të fotografisë dhe pikturës shprehet studiesja Laperi.
Ajo që mungon në ditët e sotme është pakujdesia e shtetit shqiptar për të mbështetur studiuesit dhe artistët e artit pamor njësoj siç bëjnë vendet e tjera të rajonit të cilat pikturat i përdorin edhe për agresion politik.

Në bisedën e saj në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, pas hulumtimeve të thelluara, studiesja Eleni Laperi shpjegoi pse Shkodra u bë e para në artin pamor dhe përse Kolë Idromeno u bë artisti i parë realist shqiptar dhe përse shkodranët ishin të parët që nisën të ëndërronin të bëhen piktorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu