Nga Dom Artur Jaku/
“Si në të gjithë vendet katolike të Europës, edhe në Shkodrën tonë, prej vjetit 1914 hyni zakon i bukur, me përshkue në proçesion rrugën kryesore të qytetit: G’juhadol / Fushe-Çelë, me Osten e bardhë n’Ostensor të praruem, ditën e Korpit të Krishtit, nën kumbimin e dymbëdhjetë kumbonëve të mëdha te të gjashtë kishave katolike të qytetit, me pjesëmarrjen e qytetarëve të Shkodrës, fshatnave e të malsive katolike, të veshun me lloj-lloj kostumesh kombëtare.
Arqipeshkvi i Shkodrës, me Ostensorin e praruem të Ostes së bardhë, të shugurueme në duar, nën hijen e Baldakinit bartun prej katolikëve Shkodranë me doreza të bardha, hijeshonin ditën ma të bukur e ma madhështore të vjetit” (dom Zef Gila)
Fatkeqsisht pesëdhjetë vite ateizëm shkatërruen bukurinë dhe madhështinë e kësaj dite të shenjtë.
Sa nostalgji për Shkodrën që zbukuronte rrugët me lule urtatë e kangë të përshpirtëshme për festën e Korpit të Krishtit!