Vllaznia kalon në një ndeshje spektakolare skuadrën e Partizaniit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në “Loro Boriçi” sfida u mbyll në shifrat 3-1 për shkodranët.

Pjesa e parë nisi vrullshëm me dy gola të shpejtë të kuqebluve të cilët gjetën avantazhin me Brazilianin Kaina dhe dyfishuan me talentin e akademisë, Çoba duke i dhënë dy “shuplaka” të forta skuadrës së Giovani Colella-s.

Sfidë shumë e luftuar me kalimin e minutave pasi të kuqtë nuk u dorëzuan dhe ishte mesfushori afrikan Matondo ai që qetësoi disi kryeqytetasit duke i çuar në dhomat e zhveshjes me një gol shumë të rëndësishëm dhe që mund të peshojë shumë në fatet e nddeshjes së ardhshme edhe pse Kaina shtoi një gol tjetër pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu