Me përfundimin e fazes së 1/8 të Kupës së Shqipërisë, 8 skuadrat e kualifikuara në çerekfinale njohën pasditen e sotme rivalët e tyre. Në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi hedhjen e shortit, ku goglat prodhuan përballje tepër interesante. Kështu në çerekfinale do të kemi derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Ndërkohë sfidë delikate do të jetë edhe sfida mes Elbasanit e Partizanit, teksa duelet e tjera janë Teuta – Egnatia dhe Bylis – Vllaznia.
Kujtojmë se ndeshjet e para do të zhvillohen me 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta me 4 mars. Duelet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të vazos së dytë.
ÇEREKFINALET:
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia






