Ballina Sport Kupa e Shipërisë, asnjë surprizë në raundin e parë, kalojnë të mëdhatë

Kupa e Shipërisë, asnjë surprizë në raundin e parë, kalojnë të mëdhatë

Në ndeshjen më të fortë të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia siguroi më vështirësi kualifikimin në fazën tjetër. Shkodranët e mbyllën kohën e rregullt me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit që kishte triumfuar në ndeshjen e parë dhe në kohë shtesë, ekipi i Mirel Josës shënoi edhe dy herë të tjera.

Kalon pa vështirësi Partizani që pas barazimit të parë pa gola mundi 2-0 Orikun, ndërsa Tirana po ashtu siguroi fazën tjetër edhe pse barazoi 2-2 me Veleçikun. Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Në derbin e juglindjes, Skënderbeu i dha një leksion 3-0 Maliqit dhe po me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Egnatia përballë Shkumbinit. Në raundin e dytë kualifikohen edhe Kukësi që kaloi Labërinë 2-0 dhe Erzeni që shkatërroi 4-0 Turbinën e Cerrikut. Në Berat ndërkohë, Tomori fitoi 1-0 me Burrelin dhe pas barazimit të ndeshjes së parë arriti të kalonte për më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks