Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-ndaluan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka vjedhur motorin e një varke peshkimi në pronësi të shtetasit S. B.. 23-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. K., 66 vjeçe, banuese në fshatin Rrenc, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. Gj., banues në fshatin Paçram dhe H. G., banues në fshatin Kosmaç, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesat e tyre.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu