Ballina Kronike Kundërshtoi policinë, pranga 24 vjeçarit në Vau Dejës

Kundërshtoi policinë, pranga 24 vjeçarit në Vau Dejës

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Th., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks