Ballina Kronike Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari...

Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari në Malësi të Madhe

 

Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që i vuri masë administrative për parkim të gabuar dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe, arrestuan shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj.

Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për venien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi V. S. është kapur në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks