Banorët e Rrjollit po protestojnë sot përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për pronën e tyre, pretenduar se u është vjedhur nga ish-drejtori i Kadastrës Fatmir Shpellzaj dhe sot në atë tokë po ndërton një resort luksoz botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj.
Në duar ata mbajnë banera ku kanë afishuar dokumentet e pronës që ata disponojnë, postera ku shkruhet se besojnë te drejtësia e SPAK, ndërsa që kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së prokurorisë.
Prej më shumë s 1 muaji, banorët kërkojnë që gjykata t’i japë zgjidhje këtij konflikti ndërsa të ashpra kanë qenë përplasjet në Rrjoll mes punonjësve të Ulajt, efektivëve të policisë dhe rojeve privave të “Breçani Security” të punësuar nga oligarku më qëllim për të ruajtur kantierin
Përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla tha ditën e djeshme se në SPAK është depozituar kallëzimi i 3-të për të gjithë personat që janë të përfshirë në vjedhjen e pronës së tyre.
Avokati i banorëve të Rrjollit pas daljes nga SPAK, tha për mediat se kallëzimi është bërë për Fatmir Shpellzaj në kuadër të dyshimeve se ka bashkëpunuar me zyrtarë të pushtetit vendor për të falsifikuar dokumentet e pronës. Avokati u shpreh se SPAK përsëri nuk u ka dhënë një shpjegim se çfarë po ndodh me kallëzimin e tyre.
“Situata është e agravuar, kallëzimi lidhet me Fatmir Shpellzën është bërë para 1 muaj edhe nuk ka reagim. Është e patolerueshme. Dosja është më shumë se 2 fashikuj. Problematika nuk vjen kot, por si pasojë e mosreagimit të institucioneve. Përsëri na përcollën se do të gjejmë kohë. Është detyrim i këtij organi që t’i dëgjojë këta banorë. Është e drejta e pronës së tyre që e kanë të trashëguar. Kallëzimi ndaj Shpellzës pretendon se ka fituar këtë pronë, dhe a vend dhe për hetime të mëtejshme se nuk është i përfshirë vetëm ai. Mund të jenë shumë të tjerë që mund ta kenë vënë atë për shpallura as muri dhe nuk ka më si të tërhiqet nga kjo situatë. Informacioni është i mangët. Nuk kemi reagim nga asnjë institucion. SPAK minimalisht duhet të japë shpjegime përse e referojnë çështjen. Me emra konkretë i ka prokuroria. vetë fakti sesi është marrë kjo pronë, jemi në kuadër të dyshimit ka persona konkretë të pushtetit vendor të përfshirë. Biznesmeni është i njohur me problematikën e zonë. nuk mund të trajtohet një investim i atillë pa asnjë problematikë. Banorëve nuk po u lejohet të ta trajtojnë pronën si të tyren. Kërkojmë një informacion çfarë po ndodh me këtë kallëzim që kemi bërë”, tha avokati.






