Banorët e fshatit Rrjol në Velipojë, po zhvillojnë sot një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme. Ata shprehen kundër ndërtimit të një resorti në zonën e tyre.

“Po na grabisin pronat!”, pretendojnë ata, duke shtuar se pronat i kanë të trashëguara prej të parëve të tyre. 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.

Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre  që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu