Ballina Kronike Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon autorët/ 59 vite burg për...

Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon autorët/ 59 vite burg për 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar pesë persona të akuzuar për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca. Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurit u shpallën fajtorë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” si dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Procesi gjyqësor u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. I pandehuri Arben Shpati u dënua me një dënim të vetëm prej 13 vitesh burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit iu ul me një të tretën, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, Pavlin Shpati u dënua me 10 vite e 6 muaj burgim, dënim që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u ul në 7 vite burg. Po ashtu, Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli dhe Kristjan Plepaj u dënuan secili me nga 12 vite burgim për veprat penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tyre u reduktua në 8 vite burg për secilin. Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit për të gjithë të pandehurit të kryhet në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë. Në vendim gjithashtu u përcaktua që provat materiale të sekuestruara të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara, ndërsa shpenzimet procedurale dhe gjyqësore të përballohen në mënyrë solidare nga të pandehurit. Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks