Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, duke arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar në fshatin Jubicë. Shtetasi I. R., banues në të njëjtin fshat, u kap nga efektivët teksa ndodhej në një parcelë ku kishte kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, rezulton se bimët narkotike ishin kultivuar në një pronë publike në territorin e fshatit Jubicë. Menjëherë pas kapjes në flagrancë, bimët janë asgjësuar nga forcat policore përmes djegies.

Operacioni “Koordinata” vijon me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit në zonat veriore të vendit, veçanërisht në zona të thella dhe të vështira për kontroll.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu