Vijojnë hetimet proaktive për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kultivimit të bimëve narkotike të asgjësuara gjatë operacioneve policore në territorin e qarkut Shkodër.
Kultivoi në 4 miniparcela bimë narkotike, në fshatin Lotaj, në muajin Korrik të vitit 2024, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar.
Bimët narkotike të kultivuara nga 34 vjeçari u asgjësuan gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin Korrik të vitit 2024.
Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve I Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin Kole Uka, 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.
Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.