Nën perëndimin magjepsës të diellit mbi liqen, Shiroka u gjallërua edhe më shumë nga prania e spektatorëve të vegjël shoqëruar nga ata më të rritur që kishin ardhur për të ndjekur performancat dhe numrat artistikë të Teatrit të Kukullave nga kryeqyteti dhe Cirkut Kombëtar me qëllim argëtimin e tyre.
Aktiviteti i titulluar “Buzëqeshja je ti” erdhi si pjesë e turit kulturor “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe qëllimi i tij është edukimi përmes artit. Aktori i Teatrit të Kukullave Elidon Alika thotë se aktivitete si këto janë një mundësi e mirë për të qenë më afër fëmijëve kudo ku ata ndodhen.Ndonëse nuk e shprehin dot me fjalë aq sa duhet, tek fëmijët e dallon lehtë ndjesinë pozitive që morën nga kjo pasdite në Shirokë.Përgjatë muajit gusht janë planifikuar të zhvillohen një seri aktivitetesh të larmishme në Shkodër dhe pikat turistike të saj.