Kulla e Inglizit, nje nder monumentet me emblematike te qytetit te Shkodres po shkon drejt zhdukjes. Ky monument shekullor i trashegimise kulturore po degradon dita-dites.
Disa vite më parë, kjo kullë kishte si bashkëpronar 28 familje, sot ky numër është bërë disa herë më I lartë. Pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne emigrim, duke sjelle edhe mungesen e nderhyrjes ne kete objekt.Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba janë 2 prej këtyre familjeve. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa për të ndërhyrë pasi është e pafalshme gjendja në të cilën ndodhet kjo kullë.
Ulqinaku dhe Çoba janë të gatshëm për të bashkëpunuar si në përballimin e shpenzimeve po ashtu edhe në marrëveshjet me drejtorinë e Kulturës dhe trashegimisë kulturore.
Kulla dokumenton një pjesë nga historia e pavarësisë së Shqipërisë dhe sot më shumë se kurrë ka nevojë për vemendjen e shtetit.
“Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”. Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’. Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental. Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë.