Ballina Aktualitet Kulla e Abat Doçit po shëmbet! Ish zv/ministri i kulturës: DRTK Shkodër...

Kulla e Abat Doçit po shëmbet! Ish zv/ministri i kulturës: DRTK Shkodër nuk do t’ja dijë për monumentet që ka në varësi

Kulla dykatëshe ku ka lindur Abat Preng Doçit, me histori 200 vjeçare në Rubik të Mirditës, po shembet plotësisht, muri në anën lindore ka rënë e ndërsa i gjithë objekti, ka pësuar dëmtime të shumta, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e saj. Për gjendjen e saj ka reaguar edhe ish zv/ministri i Kultures Zef Çuni.

statusi i Zef Çunit:

KULLA E ABAT DOÇIT NJE MONUMENT KULTURE KAT. PARE QE DUHET MBROJTUR ME CDO KUSHT
Ne vitin 2014 me propzim te Drtk Shkoder qe drejtohej nga z.Besi Bekteshi , u vendos ne mbrojtje Kulla e Abat Doçit ne Rubik. Por sot pas 10 vitesh ajo po rrenohet pa u bere asnje mirembajtje. Drtk Shkoder as nuk do tja dije per keto monumente qe i ka ne juridiksionin e vet. Dje une shkova dhe e pashe ne vend gjendjen qe me dimrin qe vjen ky objekt rrezikon te shembet fare. Po nje gjendje te tille jane mjaft kulla ne Mirdite , Mat, Lezhe, Puke, Kukes eTropoje.

Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe. Bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks