Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 15:00 të Abissnet Superiore.
Kukësi ka humbur mundësinë t’i afrohet Kupave të Europës teksa është mposhtur nga 0-3 në shtëpi nga Egnatia.
Rrogozhinasit shënuan fillimisht me Dwamena 45′ dhe Laurentino 62′ me penallti, ndërsa goli i 3 u realizua në limit nga Fernando i cili realizoi një supergol.
Me këtë humbje Kukësi mbetet në vendin e 6 me 35 pikë, ndërsa Egnatia renditet e 3-ta me 41 pikë.
Në ndeshjen e radhës, verilindorët lujnë në transfertë përballë Tiranës, ndërsa Egnaia pret Partizanin.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Vllaznia dhe Bylis barazuan pa gola. Shkodranët mbeten në vendin e 4 me 38 pikë, ndërsa Bylis i parafundit me 29 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen e radhë Vllaznia pret Erzenin, ndërsa Bylis luan në transfertë ndaj Kastriotit.