Pranvera në prag duket se ka rindezur pasionin politik mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në pamundësi për një tjetër takim privat kokë-më kokë, dy rivalët po çmallen me njëri-tjetrin duke i dërguar video njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Basha: O Ramë kishte pyetur ku është Luli. Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë.

Rama: O mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Vdiq Luli, thanë… vetëm unë s’e besova, se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul! Vetëm kur dole dhe the jam gjallë thashë mos po rre tashi!”

Kreu i koalicionit euroatlantik i raporton kryeministrit Rama se ka nisur fushatën, madje i tregon edhe qytetet ku ndalen për takime elektorale, teksa kreu i PS me nostalgji i rikujton Bashës marrëveshjen e vitit 2017 mes tyre duke theksuar se vetëm një gjë nuk ka ndryshuar.

Basha: Ja ku e ke Lulin me Oriola Pampurin, me demokratët euro-atlantikë, në Ali Dem jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë me kandidatë të tjerë.

Rama: Ndeze motorrat eee? Po shyqyr mer Lul, i madh je dhe bravo Basha: Po t’i ku je more Ramë?

Rama: Aty ku me ke lënë Lul, sipër çadrës tënde! Eh ca kohe ajo, t’i poshtë meje aty duke këndu himnin kombëtar dhe unë qe punoja lart, me zërin tënd ne sfond! Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me xhepin plot me mesazhet e doktorit tënd që të çonte zemra në iphone.

Në fund, një tjetër ftesë nga Basha për t’u çmallur që mirëpritet nga Rama, me shpresën se betejat euroatlantike do t’i bashkojnë edhe njëherë kokë më kokë.

Basha: Ku je me Rame pse rri ne bodrum pse ke frike mer

Rama: Jam trem se do fitosh prap me Lul

Basha: Halla vetëm mos mu nda tani o bëhu i gjallë
Forca euroatlantiket
Rama ik ehehe./A2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu