Nga Eliona Shkreli / Qeveri e korruptuar që duhet rrëzuar me çdo kusht!!!
Qeveritë Rama, kanë faktuar në këto 13 vite në pushtet se interesin kryesor kanë pasur dhe kanë, mbajtjen peng të vëndit, shitjen e pasurive të Shqipërisë, krijimin e inceneratorëve fantazëm, lidhjen me bandat e krimit, kanabizimin dhe korrupsionin përmes tenderave, PPP-ve, konçensioneve….Gjithçka, në interes të pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, duke u kthyer në një sistem diktatorial!
Zv.kryeministra, ministra, kryebashkiakë, drejtorë të përgjithshëm, ndër emrat më të afërt të kryeministrit, janë arrestuar, shpallur në kërkim apo janë të pandehur e nën hetim për korrupsion, vjedhje dhe abuzimet që kanë bërë duke patur pa asnjë dyshim, ‘bekimin’ e Njësh-it, kryediktatorit Rama!
Në dyert e SPAK-ut paraqiten çdo ditë figurat kryesore të Rilindjes, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës, shërbëtorët besnikë dhe ushtarët e bindur të Tij. Ministra, aleatë, kryebashkiakë, drejtorë, bashkëshortë ministreshash dhe tashmë pritet hyrja e zv.kryeministres, një prej eksponentëve më të fuqishëm të Rilindjes, pas Erion Velisë!
Rilindja socialiste, tashmë e kalbur deri në rrënjë vijon të ekzistojë e të mbajë pushtetin përmes parave të pista të drogës e korrupsionit dhe lidhjes me bandat kriminale. Çdo institucion është kthyer në ‘vatër’ korrupsioni ku shqiptarët duhet të paguajnë rryshfetin e vendosur nga drejtuesit e shefat rilindas, për të marrë çdolloj shërbimi që i nevojitet, pavarësisht se paguajnë taksat që kanë njohur vetëm rritje gjatë qeverisjes rilindase.
Shqipëria po boshatiset çdo ditë nga shtetasit e saj, shqiptarët po ikin duke mos kthyer kokën pas. Ata që kanë mbetur presin të largohen….
Sot, kryefjalët e shqiptarëve janë “Këtu nuk përballohet më…” dhe “Ky vënd s’bëhet më kurrë”….çfarë pikëllimi!
Partia Demokratike ka sot një qëllim të vetëm….rrëzimin e vampirëve gjakpirës të shqiptarëve dhe kthimin e shpresës se në fakt “Ky vënd bëhet…”!
Partia Demokratike duhet të organizojë e të udhëheqë prostesta të pandalshme deri në rënien e sitemit rilindas dhe krijimit të një qeverie teknike që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme!
I takon opozitës shqiptare në tërësi dhe Partisë Demokratike në veçanti (si forca më e madhe opozitare) që të udhëheqë revoltë kombëtare, e cila nuk duhet të ndalet deri në shkatërrimin e këtij sistemi që ka grabitur dhe mban nën “sund” Shqipërinë!
Partia Demokratike ka programin dhe të gjithë potencialin e nevojshëm për të rilindur shpresën e humbur dhe për t’i kthyer shqiptarëve besimin se “Shqipëria bëhet”.
Pushteti i Edi Ramës duhet domosdoshmërisht të marrë fund. Dhe ky mision, i takon opozitës….Protesta e pandalshme është e vetmja rrugë dhe forma më demokratike për të rrëzuar këtë pushtet të inkriminuar dhe abuzues me taksat e shqiptarëve!
Qeveritë Rama duhet të kenë një fund dhe ky fund duhet të jetë sot, pasi çdo ditë që kalon është fatalitet për Shqipërinë dhe shqiptarët!






