Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, akuzon Partinë Socialiste dhe drejtuesin e saj politik, Benet Beci, për blerje votash në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ajo pretendon se në disa fshatra të Njësive Administrative të Shkodrës po shpërndahet falas koncentrat për bagëti nga kamionë pa logo, përmes kryepleqve të emëruar nga PS. Sipas saj, kjo është një skemë korruptive për të ndikuar votën. Shkreli i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet dhe PS-së të ndalojë këto praktika, duke paralajmëruar se nuk do të lejohet manipulimi i zgjedhjeve.
Statusi i plote:
Partia Socialiste me në krye drejtuesin politik rilindas, Benet Becin, po vazhdojnë të tentojnë deformimin e votës duke ‘blerë’ votat përmes shpërndarjes falas të koncentratit për bagëti!
Në fshatrat e Njësive Administrative të Shkodrës ka filluar shpërndarja e koncentratit falas për bagëti të cilat shpërndahen nga kamionë pa asnjë logo, i dorëzohen kryepleqve të fshatrave të emëruar nga Benet Beci dhe pastaj kryepleqtë i shpërndajnë nëpër familje të komuniteteve që përfaqësojnë!
Pamjet e postuara janë të fshatit Kuç të Njësisë Administrative “Gur i Zi” por disa ditë më parë e njëjta skemë është aplikuar edhe në fshatrat e Njësisë Administrative “Postrribë”!
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga banorë të zonës që kanë denoncuar rastin, rilindasit kanë filluar blerjen e votës përmes skemave skandaloze për të deformuar rezultatin e 11 majit në favor të tyre!
I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe të mos lejojë e të mos favorizojë partinë në pushtet, Benet Becin, kryepleqtë e fshatrave dhe funksionarë të tjerë rilindas që të deformojnë zgjedhjet e ardhshme përmes skemave korruptive të cilat nuk janë të panjohura!
I bëj thirrje Partisë Socialiste dhe të dërguarit politik Beci, të ndalojnë menjëherë aplikimin e shit-blerjes së votës sepse këtë herë nuk do ia dilni të deformoni vullnetin e shkodranëve në favorin tuaj!
Skema të tilla duhet të marrin fund….