Ballina Aktualitet Kryetari i Shoqatës së Alpinistëve thirrje turistëve: Lëvizni në grup dhe me...

Kryetari i Shoqatës së Alpinistëve thirrje turistëve: Lëvizni në grup dhe me guida vendase

Tre turistë të huaj humbën jetën në 24 orë duke eksploruar Bjeshkët e Tropojës dhe kanionet e Osumit, pa ndihmën e guidave të specializuara vendase çka ka qenë shkak edhe për ngjarje të tjera të ngjashme tragjike përgjatë viteve të shkuara.

“Ai shteg është i vështirë për ne alpinistët, jo më për njerëzit e thjeshtë që duan të eksplorojnë një vend të bukur. Fatkeqëesisht ata e marrin përmes aplikacioneve dhe nuk marrin guidat vendase.”

Artur Guni nga Shoqata e Alpinistëve, thotë se shtigjet malore janë vështira dhe asnjëherë nuk duhet të kalohen vetëm.

“Shoh të huaj që e marrin vetëm, është e rrezikshme. Këshilla e parë që u japim atyre që kanë dëshirë të merren me malin është jo më pak se dy vetë, por e këshillueshme me guidë vendase.”

Thekson rëndësinë e marrjes së informacionit për specifikat e terrenit nga banorët vendas.

“Edhe ne që jemi alpinistë, mund ta kemi bërë 20 herë shtegun në 3-4 vjet, para se të ndërmarrim një tjetër kalim ose do marrim guidën vendase ose do informohemi nga banorët nëse ka ndryshim ai shteg.”

Kryetari i Shoqatës së Alpinistëve këshillon që eksplorimi i zonave turistike malore të bëhet në grupe dhe guidë vendas për të shmangur aksidentet e mundshme në terrene të panjohura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks