Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër ka zhvilluar takimin e tij të parë në këtë detyrë, ku është ndalur veçanërisht tek vlerësimi i kontributorëve afatgjatë të kësaj force politike.
Sot, në takimin tim të parë si kryetar i Partisë Demokratike Shkodër, pata kënaqësinë të takoj z. Irfan Lesha, kryetar seksioni dhe komisioner prej 36 vitesh në grupseksionin 2/1. Biseda me kontributor të tillë të familjes tonë politike është gjithmonë e vyer. Gjeta rastin ta falënderoj nga zemra për përkushtimin, besnikërinë dhe kontributin e tij të pandërprerë ndër vite, një shembull i rrallë i qëndresës dhe i dashurisë për Partinë Demokratike. Edhe pse prej një viti përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore, ai vijon të jetë pranë nesh me të njëjtin shpirt dhe forcë. Këta janë njerëzit që e mbajnë gjallë Partinë Demokratike, që nuk tërhiqen në ditë të vështira dhe që dëshmojnë se vlerat tona janë më të forta se çdo pengesë. Mirënjohje e thellë dhe respekt për çdo demokrat që qëndron, beson dhe kontribuon çdo ditë✌️






